
Kukësi do të kërkojë që në pjesën e dytë të sezonit të grumbullojë sa më shumë pikë për t ëbërë të mundur edhe qëndrimin në Superiore. Aktualisht verilindorët mbajnë vendin e 9-t ënë klasifikim me 19 pikë pas 18 javësh.
Te verilindorët ka pasur largime dhe afrime lojtarësh në këtë merkato. Por afrime “big” mund të konsiderohen rikthimet e dy titullarëve. Fjala është për Atdhe Rashitin dhe Sebastian La Torre.
Të dy lojtarët kanë pasur mosmarrëvshje me klubin, por tashmë duket se gjithçka është sheshuar në vitin e rid he të dy futbollistët do të vazhdojnë të jenë pjesë e Kukësit. Në këtë mënyrë Nica vendos të bëjë “paqe” me lojtarët dhe t’i ketë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.
Poll