Tifozët e vjetër të futbollit spanjoll e quajnë ende “Estadio La Peineta”, por muskujt financiarë të grupimeve aziatike dhe kontratat e majme të sponsorizimit ia ndryshuan emrin në impiantin Wanda Metropolitano.
Do të jetë pikërisht kjo shtëpia e re e Atletikos së Madridit me punimet që kanë ecur dukshëm në një fazë të avancuar, dhe në projektin që po merr formë duken tribunat e përfunduara por pa ndenjëse dhe pa një fushë të blertë në qendër.
Stadiumi i ri do të ketë më shumë se 73 mijë vende dhe në lancimin e biletave sezonale pati një rekord aplikimesh. Shifra impresionuese prej 48500 tifozësh kërkon të ketë një vend në të gjitha ndeshjet brenda të skuadrës së Simeones, një numër i destinuar të rritet dhe kështu të kalojë impiantin aktual Visente Kalderon.
Klubi kryeqytetas spanjoll pretendon se të paktën 4 mijë tifozë të tjerë do të sigurojnë vendet sezonale, për të cilët ka çmime speciale për të moshuarit dhe fëmijët.