Klubi i Dritës në Kosovë ka nënshkruar me mesfushorin brazilian, Edenilson Bergonsi.
Lajmin e ka bërë zyrtar vetë klubi i Superligës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Edenilson është 29 vjeç dhe ka shtetësi braziliane dhe italiane. Në të kaluarën ai është aktivizuar me: Gremio U19, Canoas Sport Club (RS), Clube Esportivo de Bento Gonçalves (RS), C Pelotas (RS), Juventude, të gjitha skuadra në Brazil, ndërsa jashtë vendit të tij ka luajtur me: Varese (Itali), FC Brussel (Belgjik), Standard Res (Belgjik), Cherno More (Bullgari), CSKA Sofi (Bullgari), OFK Pirin (Bullgari).
Ajo që e bën të bujshëm këtë transferim është pikërisht fakti se në "transfermarkt.com", vlera e kartonit të Edenilson është 550 mijë euro.
[caption id="attachment_52796" align="alignnone" width="861"] Edenilson Bergonsi duke u prezantuar pak minuta me pare nga drejtuesit e klubit te Drites[/caption]
[caption id="attachment_52795" align="alignnone" width="1022"] Faksimile e faqes transfermarkt.com per vleren e kartonit te Edenilson ne tregun e transferimeve[/caption]
Video me momentet me te mira gjate karrieres se Edenilson
https://www.youtube.com/watch?v=1WFMRo2VELU