
Partizani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Peruxhia të Italisë, ku ekipi do qëndrojë për dy javë në kuadër të fazës përgatitore. Mark Iuliano shfaqet i kanaqur për eksperincën e re te Partizani dhe lojtarët që i janë vënë në dispozicion për sezonin e ri.
Në një intervistë për Panorama Sport, tekniku italian ka rrëfyer të gjitha pritshëmëritë që ai ka, duke u shpallur "luftë" ekipeve të tjera të Superiores.
"Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit. Askush nuk e kishte menduar se një ditë do drejtoja këtë ekip, por ja që jeta kështu është".
I pyetur për aventurën e re te Partizani, ai është përgjigjur: "Ne po punojmë që të jemi gati. Qëllimi është të marrim maksimumin nga ky sezon. Kjo skuadër është ndërtuar vetëm për vendin e parë".
Trajneri Iuliano ka folur dhe për merkaton, duke u shprehur: "Mendoj se kemi një skuadër të kompletuar. Presidenti Gaz Demi ka bërë një punë të mirë. Ka bërë blerje të mëdha dhe ka ndërtuar një ekip të madh për sezonin e adhshëm.
I pyetur për blerjen e bujshme të ish-lojtari të Kombëtares, Edgar Çanin, Iuliano thotë: "Çani nuk vihet nën presion. Ka mentalitetin e duhur dhe aftësi të veçanta, është një nga më të mirët. Mjafton të bëjë detyrën dhe ka për të shkëlqyer. Është i pari në çdo ushtrim, ka karakterin për të arritur gjëra të mëdha".
Sa i përket konkurencës dhe frikës pë sezonin e ri, tekniku italian është shprehur: "Nuk kam pasur frikë në futboll. Kam mësuar ti respektoj kundërshtarët dhe do të jetë një luftë e fortë dhe e gjatë për titullin kampion", ka mbyllur intervistën e tij, Mark Iuliano, trajneri i Partizanit.