Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barcelona shprehet zyrtarisht për 21 muajt burg të Leo Messit

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona shprehet zyrtarisht për 21 muajt burg të Leo Messit

Leo Messi është dënuar ditën e sotme me 21 muaj burg së bashku me babain e tij, ku janë proçeduar për evazion fiskal. Sikur të mos i mjaftonte ajo situatë e pakëndshme ku përfaqësuesja argjentinase humbi finalen me Kilin duke qenë Messi një ndër protagonistët kryesorë, pas humbjes së 11-metërshit, sot "pleshti" i Barcelonës është ndeshur me lajmin e ri. Në këtë mënyrë mbështetja për të është shumë e nevojshme për të kaluar këto ditë të errëta të tij. Kështu që skuadra për të cilën ai luan ka dalë në mbështetje të lojtarit me anë të një deklarate në faqen e saj zyrtare.

"FC Barcelona i jep gjithë mbështetjen e saj për Leo Messi dhe babain e tij, në lidhje me dënimin për evazion fiskal dorëzuar nga Gjykata në Barcelonë sot .

Klubi , në marrëveshje me shërbimin e prokurorisë Qeverisë , mendon se lojtari , i cili ka korrigjuar pozicionin e tij me Zyrën e Taksave spanjolle , nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës në lidhje me faktet e theksuara në këtë rast .

FC Barcelona vazhdon të jetë në dispozicion të Leo Messit dhe familjes së tij për të mbështetur atë në çdo veprim që ai do të vendosë për të marrë në mbrojtje të ndershmërinë e tij dhe interesat e tij ligjore", shkruan klubi katalanas.

[gallery columns="1" size="full" ids="13414"]

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga