
Gert Bogdani ishte i ftuar sot në emisionin “Sot në Botëror” me Pejana Elezin dhe Sabina Meten. Një nga kandidatët e përzgjedhur për Primaret e Tiranës dha një mesazh të bukur në panelin e emisionit në fjalë.
Ai theksoi se të paktën është Kupa e Botës evenimenti që mund të sjellë pak buzëqeshje te njerëzit. Politikani i njohur i Partisë Demokratike deklaroi:
“Shyqyr që është ky Botërori, që njerëzit të buzëqeshin pak. Sepse vetëm politikë, politikë nuk sjell këtë që dhuron futbolli. Të paktën është ky kompeticion”, tha shkurtimisht ai.
Poll