
Pamje nga KZAZ nr.2
Shkodra ka ndërprerë numërimin e votave në KZAZ nr. 2, dhe shkak nuk është bërë lodhja e komisionerëve apo e numëruesëve.
Salla ku po numërohen votat është pothuajse e boshatisur për arsye se numëruesit apo komisionierët kanë preferuar të shikojnë e rezultatin ndeshjes që luhet mes Vllaznisë dhe Egnatias për titullin kampion të Shqipërisë.
Deri më tani Shkodra i përket demokratëve me një total prej 27170 votash, ndërsa PS ka siguruar 24105. Në të gjitha bashkinë janë numëruar në total 293 kuti votimi nga 405 në total.
Poll