
Erzeni do të luajë një ngga sfidat më të rëndësishme të këtij sezonit. Shijakasit ditën e hënë do të sfidojnë Tiranën në “Niko Dovana”.
Skuadra e Alfred Deliallisit do të kërkojë 3 pikët për të shmangur rënien, ndërsa shpresojnë te ndalesat e kundërshtarëe, ndërsa po të njëjtën shpresë kanë edhe kryeqytetasit të cilët kërkojnë titullin dhe duan një Surprizë nga Teutë për të ndal Partizanin.
Gjithsesi për shijakasit nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Deliallisi do të duhet të bëjë llogaritë pa portierin, Dashamir Xhika. Gardiani i portës u ndëshkua në sfidën me Kukësin dhe tashmë ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe .
Në këto kushte nuk do të mund të luajë në ndeshjen e fundit me bardhblutë. Në vend të tij do të luajë Klevis Hasanbelli. Ndërkohë lajm i mirë për shijakasit për sfidën e të hënës është rikthimi nga i mesfushorit, Adnan Mehmeti.