
Serxho Tafa
Te Vora vazhdojnë largimet. Këtë herë ka mbyllur aventurën me ekipin e Kategorisë së Parë Serxho Tafa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vora falenderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim.
“Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Serxho Tafa. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Serxhon për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij ????", ka shkruar klubi.
21-vjecari largohet pas një viti nga Vora, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tiranës.
View this post on Instagram
Poll