Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu dhe Dinamo sigurojnë automatikisht ngjitjen në Superiore, Flamurtari në luftën e “Play-Off” (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT

Ka përfunduar sot java e 24 e Kategorisë së Parë të futbollit. Kjo javë konfirmoi Skënderbeun në vend të parë. Dinamo megjithëse u mund në Lushnje nuk rrezikon gjë pasi Flamurtari i vendit të tretë u mposht në shtëpi nga Tomori.

Me këto rezultate Skënderbeu siguron kalimin në Superiore kur mbeten edhe kur mbeten edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Gjithashtu edhe Dinamo e siguron kalimin në Superiore pasi javës tjetër me Tërbunin do t’i marrë pikët në tavolinë.

Kjo situatë bën që Flamurtari dhe Tomori të luftojnë për vendin e “Play-Off” pasi ndahen nga vetëm 3 pikë, me vlonjatët që janë në të tretin.

Besëlidhja tashmë ka rënë nga kategoria, ndërsa fitorja e Lushnjes i jep shpresë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

[caption id="attachment_689695" align="alignnone" width="817"] Renditja[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga