
Në Air Albania përjetuam një ndeshje spektakolare mes Shqipërisë dhe Italisë të përfunduar me fitoren e miqve, 1-3. Për kuqezinjtë, portieri dhe kapiteni Berisha foli pas ndeshjes për mediat.
“Me siguri që në këto ndeshje mungon edhe pak fati, sidomos sot, pasi dy herë shtyllë, traversë, gjithë ato raste të krijuara. Është kohë e gjatë që kombëtarja nuk ka krijuar. Mendoj që dëshira ka qenë e madhe që ta bëjmë lojë të mirë, mirëpo edhe Italia ka kualitet e tyre.
Unë mendoj që duhet të përmirësohemi tek pësimi i golit pasi aty vetëm mungesa e daljes është një çështje që mund të rregullohet. Sidomos goli i parë ishte shumë i lehtë, pastaj aty humbëm pak vetëbesimin.
Shumë gola mund të evitoheshin lehtë. Sot kemi bërë një ndeshje të mirë. Mendoj që në mbrojtje mund të bëjmë më mirë, ndërsa në sulm kemi krijuar shanse për të shënuar edhe disa herë. Duhet të nisemi nga kjo ndeshje dhe të fokusohemi në ndeshjen e ardhshme që kemi me Armeninë. Nëse arrijmë të ftojmë, besoj do kthehet edhe vullneti lojtarëve.”