Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Jo vetëm Pano Qirkon, Partizani pranë akordit edhe me yllin e Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Pano Qirkon, Partizani pranë akordit edhe me yllin e Erzenit

Partizani është duke punuar intensivisht në këtë merkato vere për të pasuruar organikën me elementë cilësorë. Njëkohësisht objektiv i rëndësishëm është kalimi i tureve në Kupat e Europës. Për këtë, të kuqtë kanë nisur bisedimet për mesfushorin Adnard Mehmetin. Mësohet se drejtuesit po tentojnë huazimin e 22-vjeçarit ashtu siç bënë me portierin e Teutës, Pano Qirkon.

Megjithatë nuk përjashtohet që të kërkohet edhe blerja e kartonit të futbollistit në rast të një paraqitje pozitive në Europë. Kujtojmë që Mehmeti ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Erzenit në këtë sezon që lamë pas. Ai dha kontributin e tij në arritjen e tij, qëndrimin në Superiore.

Tashmë me një kalim të mundshëm te Partizani, padyshim që mundësia është e madhe për të treguar vlerat e tij në arenën europiane. Megjithatë gjithçka pritet të mësohet në orët e ardhshme, se çfarë do të ndodhë me lojtarin dhe merkaton e Partizanit në këtë sesion hyrje-daljesh.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga