Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ "ULTRAS GUERRILS" reagojnë pas humbjes së sotme: Shqyet Iulianon për interes të Sulës, tani shqyet Sulën për interes...

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ "ULTRAS GUERRILS" reagojnë pas humbjes së

Pas humbjes nga Luftëtari, kanë reaguar dhe tifozët e Partizanit.

Tifogrupi kryesor i të kuqve, "Ultras Guerrils", nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë akuzaur rëndë drejtuesit e Partizanit, për humbjen e sotme.

Postimi i "Ultras Guerrils":

"Sot menduat të na "gëzonit", neve që bëmë 500 kilometra për të parë palaçollëkun tuaj të radhës. Ju nuk keni më as cipë e as turp, jeni një bërë një tufë langojsh që shqyeni njëri-tjetrin për një kockë. Shqyet Juljanon për të kënaqur Sulën, tani shqyet Sulën për të kënaqur kush e di se kë! Por nuk jeni asgjë më shumë sesa një tufë langojsh, që veç fanellës së Partizanit nuk i shërbeni, këtë fiksojeni mirë!

Ditën kur do shporret më i fundit nga ju, mercenarë faqezinj, do jetë dhe festa jonë më e madhe sepse të gjithë bashkë nuk bëni gjë tjetër veçse turpëroni fanellën tonë të shenjtë!

Por nuk u bën më përshtypje as drejtuesve që veçse bëjnë shoë nëpër media me deklarata të bujshme. U bë e modës, drejtor i ri, premtime të reja, avaze të vjetra!

Thonë se peshku qelbet që nga koka! U bë kohë që kutërbon, por çështja është sa do vazhdojë të mos çrrënjoset e keqja që ka pushtuar Partizonin tonë.

Apo kampionati ynë fillon në fazën e tretë me vitin e ri kinez?"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga