
"Covid 19" ka alarmuar mbarë botën, ndërsa tashmë ka nisur të përhapet me shpejtësi dhe në vendin tonë. Së fundmi mësohet se Coronavirusi ka "trokitur" në zyrat e FSHF-së teksa ka dal pozitiv njëri nga punonjësit e saj. Bëhet fjalë për F.R i cili prej dy ditësh ndodhet i shtruar në spital te infektivi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe pa komplikacione.
Zyrtari në fjalë ka qenë në fund të muajit shkurt në një seminar të UEFA-s dhe në fillim të marsit është kthyer në Shqipëri. Burime për newsport.al nga spitali infektiv konfirmuan se ish-gazetari sportiv ndodhej prej dy ditësh i shtruar ndërsa kishte kaluar një javë më parë një virozë me temperaturë që rezulton të ketë qenë "Covid 19".
Ai është pyetur nëse ka pasur ndonjë histori udhetimi dhe ka treguar se ka qenë në një seminar te UEFA. Pas kthimit në Shqipëri, ka zënë shtratin duke mos shkuar në punë. Kësisoj nuk ekziston mundësia që të jenë infektuar edhe punonjës të tjerë të FSHF-së. / Newsport.al