Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Heroi i Partizanit, Pano Qirko: Penalltia çështje fati, ja cili është çelësi i suksesit

Shkruar nga NEWSPORT
Heroi i Partizanit, Pano Qirko: Penalltia çështje fati, ja cili

Laçi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Laçi” të Kurbinit, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur portieri i Partizanit i cili priti edhe një penallti, Pano Qirko.

“Të them të drejtën me Ujkën kam luajtur te Ballshi në të njejtin ekip, dhe e kam parë në stërvitje ku gjuan. Por që them se penalltia është çështje fati. Besoj se ai e dinte që unë e dija ku do gjuante, dhe të dy bëmë të kundërtën. Në pjesën e dytë kishte tension loje pasi kishim një lojtar më pak. Por këtë ndeshje kishim komunikim dhe ky ishte çelësi i suksesit. Sot luajtëm edhe për Carën pasi i ndodh kujtdo të marrë karton të kuq. Sado që çdo lojtar ka presion, por te Partizani shmanget presioni

Vllaznia? Është ndeshje direkte, është shumë e fortë. Në “Air Albania”, kemi triumfuar ndaj ekipeve të forta pasi përballë tyre jemi kockë e fortë. Skënderbeu ka bërë shumë mirë, Dinamo në një moment, por mendoj se del barazim si ndeshje”, është shprehur Pano Qirko.

 

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga