Stivi Frashëri ishte protagonist në golin që Kukësi pësoi ndaj Skënderbeut. Një top i kthyer mbrapa dhe dalja e tij e gabuar bën që Bregu të shënoi golin që mban gjallë shpresat e Skënderbeut për të shkuar në finalen e Kupës. Një gabim që mund të evitohej mjaft mirë nga portieri duke e dërguar topin në rivënie anësore, por që Frashëri godet trupin e Bregut që më pas shënon.
Me anë të një postimi në faqen e tij në Instagram, Frashëri ka gjetur justifikimin për rastin e golit madje duke sulmuar edhe mediat. Kujtojmë që në kohën kur luante me Tiranën, portieri i njohur u largua nga drejtuesit për shkak të gafave të bëra. Të njëjtën gjë e përsëriti edhe në Vlorë e me sa duket "mallkimet" ndaj tij vijojnë e në Kukës
Postimi Frashërit:
"Te jesh profesionist do te thot te maresh pergjegjesi edhe per gabimet e dikujt tjeter te mbash ne shpatulla zhgenjimin dhe merzitjen e te gjithve... Edhe pse ti ke dhen 100% per pjesen tende dhe penalizohesh nga gabime qe mund ti ndodhin kujt do e rendesishme esht te mbash koken lart edhe mos merzitesh nga brockullat e njerzve qe smarrin vesh nga sporti".
