Tyson Fury ka anuluar ndeshjen kundër Vladimir Klitschko e programuar për t'u zhvilluar më 29 tetor.
Boksieri amerikan ka probleme me shëndetin dhe ka lajmëruar se nuk do të ndeshet ndaj Klitschko. Ky i fundit e humbi titullin kampion bote në peshat e rënda pikërisht në sfidën ndaj Tyson Fury dhe tashmë ishte programuar një tjetër përballje e ethshme.
Por, boksieri amerikan rrezikon që t'i hiqen titujt kampionë që ai zotëron, WBA Super dhe WBO për shkak se edhe në korrik ai kishte anuluar një tjetër sfidë për arsye dëmtimi.