Skuadra e Uellsit ka qenë një nga suprizat më të bukura të këtij Europiani. Arriti të bënte një nga performancat më të mira dhe u klasifikua në katërshen më të mirë të këtij Europiani. Në gjysmëfinale u eleminua nga Portugalia, dhe u kthyen në shtëpi kokëlartë.
Një pritje madhështore është organizuar për ta ditën e djeshme në rrugët e Uellsit. Mijëra njerëz kanë dalë për të pritur heronjtë e tyre. Heronj të cilët me debutimin e parë të tyre në një Europian arritën në katër më të mirat e Europës. Bale me shokë kanë pasur plot të drejtë të ndihen krenar.
 
 
 
 
 
              	  		Galeria fotografike ()
              	  	
				    Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       