Kukësi – Partizani apo finalja e sezonit?! Të dielën në “Zeqir Ymeri" luhet ndoshta ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Katër pikë më pak numëron Partizani se Kukësi i vendit të parë dhe një rezultat pozitiv mund të reduktoj në vetëm një pikë diferencën me dy skuadrave.
E sigurtë është se të dyja ekipet do ta përgatisin me shumë kujdes këtë sfidë ku duhet marrë maksimumi. Për Kukësin një fitore do të ishte baraz me një dorë te titulli në raport me Partizanin ndërkohë që më pas do ti duhet të bëjnë llogaritë me Skënderbeun. E diela do të jetë fantastike.
Poll
