Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Festë, Festë, Festë! SHQIPËRIA fiton me goleadë ndaj ANDORRËS! Qielli vishet KUQEZI! (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Festë, Festë, Festë! SHQIPËRIA fiton me goleadë ndaj

ANDORRA-SHQIËRIA 0-3 (FT)
(Sadiku 21', Balaj 88', Abrashi 90'+5)
Stadiumi Kombëtar i Andorrës
Ora 20:45

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Grezda, Basha, Xhaka, Kaçe, Uzuni dhe Sadiku Trajner: Ervin Bulku.

Andorra:  Gomes, Martínez, Vales, Rebés, Lima, Vieira, Clemente, San Nicolás, Chus Rubio, Llovera dhe Rodríguez Trajner:Koldo Alvarez

Komenti minutë pas minute:
90'+5 - -GOOOL! --

90' +5 - Nuk ka mbyllje ndeshje më të mirë. Abrashi shënon golin e tretë dhe të parin me Shqipërinë. Shqipëria "fshin" humbjen me Turqinë nga kujtesa dhe merr 3 pikët e para me goleadë.
90' - Akordohen dhe 5 minuta shtesë.
88' --GOOOOL!--

88' - Bekim Balaj lë shenjën e tij. Sulmuesi i Akhmat Groznyt realizon golin e dytë dhe mbyll ndeshjen në favorin tonë.
87'- Bulku bën dhe zëvendësimin e fundit. Ledian Memushaj futet në fushë në vend të Migjen Bashës.
81' - Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë për faull.

69' - Balaj ul në stol Grezdën.
67' - Andorra bën goditjen e parë. Goditja shkon mbi traversën e Berishës.
64'- Largohet Taulant Xhaka për Amir Abrashin.
46'- Fillon pjesa e dytë. Bulku dhe Mema nxjerrin në nxehmje Abrashin, Qosen dhe Balën.
45' - Mbyllet pjesa e parë e takimit Andorra-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin atë që duan.
43' - Tjetër rast i mirë për ne. Goditja dënimi në hyrje të zonës së Andorrës, por mesfushori e kalibron keq goditjen.
32' - --E PABESUESHME!--


32' - Taulant XHAKA nuk realizon dot me portën e boshatisur!
31' - Arbitri anësor ngre flamurin. Sadiku në pozicion jashtë loje.
21' -- GOOOOL! --

21' - SHQIPËRIA kalon në avantazh! Portieri i Andorrës u jep "ndihmë" KUQEZINJVE dhe SADIKU përfiton!
19' - Krosim i rrezikshëm në zonë. Portieri e Andorrës e devijon në goditje këndi.
14' - Faull në sulm për Andorrën. E shkakton Sadiku.
3' - --Rasti i dyshimtë për PENALLTI --


3'- Grezda rrëzohet në zonë. Për arbitrin, çdo gjë është e rregullt.
-- Traversa e UZUNIT që në sekondën e 24-t --

1'- Uzuni jep shkëndijen e parë. I afrohemi golit, por na ndalon traversa.
1' - Gati për fitoren e parë. Andorra shkelmon topin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga