
Zvicra do të luajë ndeshjen e fundit në grupin A kundër gjermanisë. Sfidë kjo e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt.
Gjermania është kualifikuar për në fazën tjetër, ndërsa “helvetët” ndodhen në vendin e dytë me 4 pikë. Mes dy ekipeve do të luftohet për vendin e parë në grup.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për këtë sfidë duke i paralajmëruar gjermanët se duan fitoren. Mesfushori gjithashtu ka thekssuar se nuk iu tremben aspak dhe në fushë do të luajnë vetëm për 3 pikët.
“Sigurisht që kemi respekt për gjermanët, por e sigurt është se nuk kemi aq respekt sa kishte Skocia për ta në ndeshjen e parë. Ata ja dhuruan topin gjermanëve, jemi të lumtur dhe jemi zjarr për ta fituar ndeshjen. Nuk dua të mendoj se tashmë i kemi arritur 1/8-tat. Ndaj Skocisë ditëm të reagonim mirë dhe në mbrojtje jemi treguar mjaft të vendosur”, u shpreh Xhaka.