
Milani duket se do të hyjë fuqishëm në merkaton e verës. Pronarët e rinj të klubit që pritet të marrin në dorëzim shumë shpejt aksionet që do të blejnë nga Berluskoni, duket se i kanë idetë e qarta.
"Tuttosport" shkruan se Karim Benzema është objektivi primar i Milanit për të forcuar sulmin.
Sulmuesi i Real Madrid do të përfitojë 9 milionë euro në sezon nëse kalon te Milani, ndërsa "Los Blancos" do të mbushnin arkat e klubit me 60 milionë euro që kuqezinjtë do të paguanin për francezin në rast se arrihet marrëveshja.
Por, nëse Benzema nuk shkon te Milani, drejtuesit e klubit kuqezi kanë një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për Aleksandër Lakazet, i cili po shkëlqen me Lionin në Francë.