
Tashmë duket gjithçka e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Ylber Ramadani do të mbyllë aventurën e tij në Skoci dhe do të bashkohet me ekipin e Lecces.
Sipas “SuperSport”, ekipi italian ka paguar 1.2 milionë euro tek Aberdeen për kartonin e mesfushorit të kombëtares së Shqipërisë. Por 10% e kartonit do të mbetet në pronësinë e ekipit skocez në rast se Ramadani largohet nga Lecce.
Ndërkohë që ish-lojtari i Partizanit do të përfitojë rreth 500 mijë euro në vit si lojtar i Lecces. Kontrata që ka firmosur shqiptari është e 3-vjeçare pra deri në vitin 2026, por me opsion dhe për një tjetër vit.
Për Ramadanin nga Italia kishte interes dhe Verona përveç Lecces, megjithatë këta të fundit fituan garën pasi arritën akordin me Aberdeen.