Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DYSHIMET/ Shpëtim Duro zbulon mesazhin në telefon: Më thanë mos i fut këta tre futbollistë kundër Kukësit...

Shkruar nga NEWSPORT
DYSHIMET/ Shpëtim Duro zbulon mesazhin në telefon: Më thanë

Trajneri Shpëtim Duro tregon për herë të parë një episod që i ka ndodhur para takimit kundër Kukësit, me të cilin Flamurtari barazoi 1-1.

Numri 1 i stolit vlonjat ka rrëfyer në një bisedë për televizionin "6+1 Vlora" se përpara takimit kundër verilindorëve, atij i ka ardhur në telefon një mesazh ku shkruheshin tre emrat e futbollistëve që ai nuk duhet t'i aktivizonte.

Duro nuk ka dashur të tregojë se cili ishte dërguesi dhe për kë lojtarë bëhet fjalë. Gjithçka lidhet me faktin se dërguesi ka pasur dyshime që tre lojtarët të cilët i këshilloheshin Duros për të mos i futur në fushë, mund të toleronin ndaj Kukësit.

"Përpara ndeshjes kundër Kukësit më kanë ardhur mesazhe që të mos fusja tre lojtarë. Për fat të mirë nuk e kam hapur mesazhin, por për kureshtje e pashë pas sfidës ndaj verilindorëve.

Mesazhet më kanë ardhur më 3 mars, ndërsa ndeshja luhej më 5 mars. Por, ata futbollistë që kam parë në mesazh, fatmirësisht ishin më të mirët kundër Kukësit.

Nuk dua të them emra, por rëndësi ka që trajneri nuk duhet të jetë mosbesues. Nëse një trajner dyshon te futbollistët e tij, nuk duhet ta mbajë në ekip. Gjatë gjithë karrierës sime, unë nuk kam dyshuar asnjëherë te lojtarët që kam pasur në ekip. Nëse ndeshja ndaj Kukësit nuk do të përfundonte ashtu siç përfundoi, atëherë do të fillonin të flisnin", tha trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga