
Kukësi në javën e fundit nuk po arrin të ketë vazhdimësi në rezultate pozitive. Prej 5 javësh verilindorët nuk e njohin fitore, teksa kanë marrë 2 humbje dhe 3 baraime.
Prej disa ditësh skuadra ka nisur përgatitjet për duelin me Erzenin, sfidë që do të luhet ditën e dielë, duke nisur që nga ora 13:30. Kjo përballje është e vlefshme për javën e 16-të dhe do të luhet në “Egnatia Arena”.
Në këtë sfidë Stavri Nica po punon shumë me ekipin për ta çuar drejt fitoren, e cila nuk do të jetë aspak e lehtë. Ndaj shijakasve ish-timonieri i Laçit do të ketë mungesa dhe rikthime të rnëdësishme.
Nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Franci Lalas, i cili doli me karton të kuq në sfidën ndaj Teutës, si dhe Hasaj, i cili vazhdon rikuperimin nga dëmtimi. Ndëkrohë nga ana tjetër rikthehen Momoh dhe Mbarak. Dy lojtarë të rëndësishëm që tashmë Nica do të mund t’i përdorë ndaj Erzenin.