
Emanuel Mensah është lajmi i ditës për Partizanin. Drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama prej ditesh ka këmbëngulur që ganezi të vishet i kuq dhe sot palët janë pranë finalizimit të marrëveshjes.
Burime pranë presidencës së kuqe bëjnë të ditur se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e lojtarit. Një lajm i gëzueshëm ky jo vetëm për trajnerin Gega por edhe për tifozët e kuq që do të kenë në gjirin e skuadrës së tyre një lojtar me cilësi si 24 vjeçari Mensah.
Poll