
Vllaznia u rikthye te rezultatet negative ditën e djeshme përballë Laçit ku u mund me rezultatin 1-0. Pas 3 takimeve ku shkodranët nuk pësuan madje as gol, sërish ankthi është i pranishëm në ambientin e Vllaznisë. Pas fitores edhe të Teutës kundër Kamzës në shifrat 1-2 ditën e djeshme, diferenca është vetëm 1 pikë mes kuqebluve dhe durrsakëve.
Ndeshja e rradhës me Flamurtarin që do luhet ditën e hënë në Shkodër do jetë sërish një finale për të besuarit e Gjokes. Një takim përballë një kundërshtari të vështirë si vlonjatët ndaj të cilëve do kërkohen medoemos 3 pikët. Duket se ankthi dhe frika për të mos rënë nga Superliga do e shoqërojë deri në fund ekipin shkodran që prej vitesh vuan në Superligë.
Poll