Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dinamo e Zagrebit synon talentin shqiptar për të zëvendësuar Pjacën

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e Zagrebit synon talentin shqiptar për të zëvendësuar

Marko Pjaca, një nga talentet më të mëdha të futbollit kroat, u shit para disa ditësh nga Dinamo e Zagrebit te Juventus për shumën e 23 milion eurove. Klubi kroat tashmë është vënë në kërkim të një futbollisti për të zëvendësuar Pjacën.

Në radarë e gjigandit kroat ka rënë futbollisti shqiptar që luan për Lokomotivën e Zagrebit, Eros Grezda. Flitet se Dinamo është gati të paguajë rreth 1 milion euro për shërbimet e Grezdës dhe duke parë marrëdhëniet e mira mes klubeve, realizimi i një transferimi të tillë është mëse i mundshëm.

Grezda ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv vitin e kaluar me Lokomotivën dhe ka fituar edhe ftesë për t'u bërë pjesë e kombëtares shqiptare U-21.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga