
Apolonia dhe Bylis janë përplasur për herë të fundit në Superligë në vitin 2013, teksa mallakastriotët kanë triumfuar me rezultatin 3-0, asokohe drejtoheshin nga Naci Sensoj. Pas shtatë vitesh, të dyja skuadrat përballen në një "duel antik" që shihet si derbi.
Në orën 13:45, në stadiumin "Loni Papuçiu" të dyja skuadrat do ndeshen për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Me objektiva dhe zhvillime ndryshe nga shtatë vite më parë, skuadrat do kërkojnë tri pikët. Bylis vjen nga barazimi me Laçin, ndërsa Apolonia nga humbja në transfertë me Vllazninë.
Formacionet e mundshme:
Apolonia: Harizaj, E. Sota, Bumbar, Agyare, Ejoh, Jeboah, Kumani, Smaçi, Haxhiu, Mihana, Arthur Trajner: Giovanni Kolela
Bylis: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Alan, Ndreca, Hadroj, Ujka, Murataj, Mëllugja, Dushkaj, Mehmetllari Trajner: Veljko Dovedan