Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Bushi e krahason me Modriç, talenti i Shpresave: Kam patur ftesë nga Maqedonia dhe Kroacia, por zgjodha Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Bushi e krahason me Modriç, talenti i Shpresave: Kam patur ftesë nga

Feta Fetai, futbollisti i talentuar me origjinë nga Shkupi shihet si një nga lojtarët më premtues në Kroaci. 18-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit ofensiv më parë ka qenë pjesë e ekipit të moshave të Maqedonisë së Veriut, paraqitje me të cilët ra në sy të Lokomotivës së Zagrebit, duke bërë që kroatët ta transferonin në ekip.

All - Paragraf - 3

Ai po shkëlqen me skuadrën e Lokomotivës në Kroaci, paraqitje të cilat kanë tërhequr edhe vëmendjen e Alban Bushit. Trajneri i Shqipërisë U-21 i dërgoi ftesë shqiptarit, duke e ftuar në Kombëtare për ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Euro 2025, ku kuqezinjtë do të përballen me Zvicrën dhe Finlandën.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për “ABC News”, i ashtuquajtur si “Modriç” shqiptar, Fetai ka folur për emocionet e tij tani që për herë të parë do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare.

“Është kënaqësia më e madhe të luash për Kombëtaren e Shqipërisë dhe padyshim kënaqësia më e madhe e çdo shqiptari. Ftesë kam patur edhe nga Maqedonia e Veriut U21, interesim ka shfaqur edhe Kroacia, por në fund zgjodha të luaja për Shqipërinë”, është shprehur fillimisht talenti shqiptar.

Mediat kroate dhe vetë Bushi e kanë cilësuar “Modric i ri”.

“Pozicioni im ngjason me atë të Modric, por në fund të fundit, ai është një ‘tjetër klasë’, por jam i mendimit se me punë gjithçka mund të arrihet, nëse ke dëshirë mund të arrish shumë më lart. Deri tani i ngjasoj, pasi pikë të fortë kam pasimin, vizionin e lojës dhe vrapimin”.

Si po i shkon aventura në Ligën e Parë të Kroacisë?

“Gjithçka po shkon shumë mirë. Prej 8 muajsh po luaj në Kroaci. Ka shumë shqiptarë, që më kanë ndihmuar. Një prej tyre është edhe shoku i Kombëtares, Jon Mersinaj. Jam i kënaqur si po shkon dhe shpresoj të shkojë edhe më mirë”.

Fetai bën një parashikim edhe për kombëtaren në Euro 2024.

“Besoj se është një ekip i mirë. Janë lojtarë me emër dhe besoj se do të ketë rezultate të mira dhe shpresoj, që pse jo të kalojnë në fazën me eleminim direkt”.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga