Turqia
Turqia ka fituar në shtëpi përballë Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Stamboll, përfundoi me shifrat e ngushta 1-0.
Golin e vetëm në këtë duel, e shënoi Ferdi Kadioglu. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të të ndeshjes, pas një asisti të marrë nga ylli i Real Madrid, Arda Guler.
Kështu, Turqia shkon në finalen e “play-off” duke iu afruar shumë Kupës së Botës. Më 31 mars, turqit do të përballen me fituesin e çiftit Sllovaki – Kosovë, sfidë kjo që luhet po sonte në Bratislavë, prej orës 20:45.
Goli i Kadioglu (Turqi 1-0 Rumani)
Poll
