Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Skuadër që na ka shkaktuar probleme", ylli i Polonisë nuk trembet ndaj Shqipërisë: E kemi bërë gati planin si t'i ndalojmë

Shkruar nga NEWSPORT
"Skuadër që na ka shkaktuar probleme", ylli i Polonisë
Jakub Moder

Jakub Moderi u paraqit në konferencën për shtyp ku foli për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë përballë Shqipërisë të enjten në Varshavë.

Sipas lojtarit polak, kjo sfidë nuk mund të quhet e lehtë, për sa kohë kanë përballë tyre një kundërshtar që i ka hapur shpesh probleme në ndeshjet e fundit që kanë luajtur mes tyre. Ai shtoi se kanë menduar për një plan, por ka zgjedhur ta zbatojë në fushë.

“Nuk do të jetë e lehtë. Janë një ekip që mbrohen shumë mirë dhe pësojnë pak gola. Çelësi do të jetë gjetja e një mënyre për të thyer mbrojtjen e tyre. Ne kemi një plan, por mbetet për t’u parë. Ka gjithmonë presion, nuk mund t’i shpëtosh dot. Mendoj se secili lojtar në Kombëtare ka luajtur tashmë në ndeshje të një rëndësie të caktuar.

Secili mund ta përballojë presionin individualisht. Gjithashtu, ne do të jemi gati mendërisht. Të gjithë e dinë se nuk do të jetë e lehtë. Ndeshjet e fundit kundër Shqipërisë e kanë treguar këtë. Ata gjithmonë na kanë shkatuar probleme, por ne shpesh ia kemi dalë që të gjejmë një rrugë kundër tyre”, ka thënë Jakub Moderi.

Poll

Lexo gjithashtu