Argjentina
Kupa e Botës 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë do të jetë e fundit për Nicolas Otamendin te Kombëtarja e Argjentinës.
Kampioni i Botës në vitin 2022 ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht duke mbyllur kështu kaputullin e tij me "Albiceleste".
"Pas Kupës së Botës, ciklit tim me kombëtaren po i vjen fundi. Do jetë e fundit për mua, e më pas do t'i mbështes si tifoz", është deklaruar Otamendi për mediat.
38-vjeçari është cilësuar në Argjentinë si një nga shtyllat e mbrojtjes duke ndihmuar të tijët drejt fitimit të Botërorit 4 vite më parë, teksa momentalisht aktivizohet në kampionatin portugez tek Benfica.
Poll
