Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Humbja e ka patur një SHKAK të fortë, ja çfarë i NDODHI Ukrainës para sfidës me Suedinë (PRAPASKENA)

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e ka patur një SHKAK të fortë, ja çfarë i
Ukrainë - Suedi

Ukraina nuk ia doli të prekte finalen e "play-off" pasi u mposht nga Suedia 1-3 në shtëpi, duke i dhënë fund njëherë e mirë shpresave për një kualifikim të mundshëm drejt Botërorit.

Megjithatë, duket se kjo humbje e ka një shkak të rëndë që ka ndikuar dhe në psikologjinë e lojtarëve ukrainas para se skuadra të zbriste në fushë për duelin e rëndësishëm.

Mediat në Ukrainë raportojnë se stafi, së bashku me lojtarët kanë rënë pre e një grabitje ku janë vjedhur para dhe sende me vlerë.

“Ata na morën para edhe sende të shtrenjta, siç janë orët që vlejnë mijëra euro. Alberto Bosch, ndihmëstrajneri Serhiy Rebrov, humbi 1,800 euro. Në çfarë gjendje shpirtërore mund të jetë një ekip pas diçkaje të tillë?”, ka informuar gazetari Burbas.

Ndeshjen finale të së martës më 31 mars, Suedia do ta luajë me Poloninë, e cila mposhti Shqipërinë në Varshavë me rezultatin 2-1. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu