Milan Skriniar - Robert Lewandowski
Milan Skriniar nuk do të jetë i pranishëm sonte në ndeshjen Sllovaki – Kosovë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Bratislavës, do të nisë në orën 20:45, teksa kapiteni sllovak do të mungojë.
Qendërmbrojtësi s’është i gatshëm për arsye dëmtimi, duke bërë që shqiptarët të festojnë, duke ditur vlerat dhe cilësitë e tij. Kështu, Sllovakia do të jetë me një “armë” më pak në mbrojtje.
Kujtojmë që në rast triumfi sonte, Kosova do të afrohej më shumë me ëndrrën e Botërorit. Në fazën tjetër të “play-off”, dardanët do të përballeshin me fituesin e çiftit Turqi – Ukrainë.
Poll
