
Lucas Vasquez & Dani Carvajal
Ditën e djeshme, Lucas Vazquez i ka dhënë lamtumirën Real Madridit në konferencën për shtyp të fundit. Tashmë anësori spanjoll është një lojtar i lirë në treg pas mbylljes së aventurës me Real Madridin.
34-vjeçari spanjoll mund të nisë aventurën e tij më të re në Serie A. Siç raportojnë ditën e sotme mediat italiane, Juventusi ka shfaqur interes për Lucas Vazquezin të cilin mund ta përfitojnë me parametra 0.
Igor Tudor po vrojton për një anësor që të ketë tipare difensive dhe ofensive. Padyshim që Lucas Vazquez njihet si një anësor i cili shërben në të dyja repartet. Gjithashtu, edhe agjentët i kanë ofruar 34-vjeçarit të bashkohet me bardhezinjtë.
Poll