
Manchester City
Tek Manchester City nuk po gjejnë qetësi në këtë sezon jo të mirë që po kalojnë. Pep Guardiola do të duhet të bëjë për ndeshjet e ardhshme pa njërin prej mbrojtësve të tij titullarë.
Bëhet fjalë për Manuel Akanji që ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë për të paktën një periudhë kohore 2-mujore. Vetë trajneri i “citizens” ka konfirmuar se nesër mbrojtësi zviceran do t'i nënshtrohet një operacioni.
Pasi të kryejë operacionin, Akanji do të nisë fazën e tij të rehabilitimit. Mbrojtësi zviceran do të humbasë takime të rëndësishme me kundërshtarë si Newcastle, Real Madrid, Liverpool, Tottenham dhe Manchester United.
Poll