
Në prag të finales së Champions League të planifikuar për nesër midis PSG-së dhe Interit në Mynih, Luis Figo, ish-mesfushori i klubit zikaltërve, bëri disa deklarata për “SkySport”:
A ka ndonjë favorit për garën e nesërme?
Në çdo finale nuk ka favoritë. Në teori gjithmonë ka, por në fund të fundit nuk ka shumë rëndësi se çfarë mendon një ditë më parë.
A ka Interi diçka më shumë se PSG-ja? Cilat janë cilësitë në të cilat duhet të përqendrohet skuadra e Simone Inzaghit?
Janë dy ekipe me potencial të madh, secila me karakteristikat e veta. Ky Champions ka treguar qëndrueshmërinë mbrojtëse të Interit, ndërsa PSG ka treguar se dinë ta kontrollojnë lojën dhe të shkaktojnë dëme në sulm me lojtarët e tyre të shpejtë. Të dyja do të duhet të përqendrohen në cilësitë e tyre nëse duan të fitojnë trofeun.
Cilët janë lojtarët tuaj të preferuar?
Më pëlqejnë sulmuesit. Barcola, Lautaro, Thuram... Ata që bëjnë diferencën.