
Ora 18 do të zbresë në fushë ekipet e grupi C, me Gjermaninë që detyrë e vetme është fitorja. Skuadra gjermane nuk ka arritur të bindë këtë start por mund të themi që është ende herët për tu zhgënjyer prej tyre. Në orën 18 ata do të vendosen përballë skuadrës së Irlandës së Veriut. Kompanitë e basteve e konsiderojne një ndeshje të mbyllur në letër duke e parë të pamundur pothuajse një fitore nga ana e tyre. Fitorja për irlandezët kuotohet me koefiçentin 9, barazimi ndërmjet skuadrave me koefiçentin 5 dhe fitorja e gjermanëve me koefiçentin 1.35.
Ndeshja tjetër e grupit është ajo ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës. Polonia është bashkëkryesuese e grupi së bashku me Gjermaninë me nga 4 pikë ndërkohë që Ukraina nuk ka mundur të sigurojë asnjë pikë në këto ndeshje të para.Fitorja e Ukrainës vklerësohet me koefiçenitn 3.65, fitorja ndërmjet skuadrave me koefiçentin 3.3 dhe fitorja e polakëve me koefiçentin 2.2.
Për Shqipërinë është favorizuese një fitore me shumë gola e skuadrës gjermane pasi do të nxirrte jashtë loje Irlandën në garën për të tretat më të mira të grupeve.