Tefik Osmani gjatë analizës për Tiranën ka folur në studion e Ora News për pikën më të fortë të bardhebluve. “Sot isha në stadium dhe e pash ndeshjen nga afër. Unë mendoj se ata janë pika më e fortë e kësaj skuadre. Gjatë gjithë kohës përkrahnin skuadrën pavarësisht si po shkonte ndeshja. Kur unë kam qenë pjesë e Tiranës, disa vite më parë, nëse nuk shënonim më shumë se një gol pas 70 minutash na kërkonin llogari. Pas ndeshjes na bënin mbledhje. Sot pash një super atmosferë dhe i shoh ata si çelsin suksesit”, ka thënë Tefik Osmani.
Hapësire reklamuese