
Erling Haaland vijon të mbetet një nga lojtarët më të preferuar në tregun europian. Ylli norvegjez po shkëlqen me Dortmund dhe Real Madrid prej kohësh e ka nën "radar".
19-vjeçari është shndërruar në objektivin e madrilenëve megjithëse transferimi i tij mund të kushtojë sa "qimet" e kokës. Babai i lojtarit, Alg Inge ka ndezur shpresat për Realin pasi ka deklaruar se e sheh La Liga-n si opsionin e duhur për djalin e tij. Për "AS" babai i Erling u shpreh:
"Jam shumë i lumtur për djalin dhe Borussia Dortmund, megjithëse për mua gjëja më e rëndësishme është të vazhdojë të rritet si më parë. Ai ishte gjithmonë golashënuesi më i mirë, por gjithashtu jep shumë asiste.
Natyrisht, jam krenar për të. Dortmundi na tha se kishin nevojë për dikë si ai dhe se qëllimi është të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur atje", ka thënë ndër të tjera babai i sulmuesit norvegjez.