E përditshmja spanjolle ‘’Marca’’ ka renditur një listë me disa arsye pse sipas saj sot në mbrëmje Portugalia duhet dhe mund të kurorëzohet fituese. Padyshim që do të jetë e vështirë duke pasur parasysh që kanë përballë organizatoren dhe favorite kryesore për ta fituar që nga fillimi Europianin, Francën.
Arsyet listohen si vijojnë:
- Cristiano Ronaldo, ai mund të vendosë në çdo kohë fatet e ndeshjes, edhe i vetëm.
 - Shumica e lojtarëve e njohin shumë mirë lojën e njëri-tjetrit, pasi luajnë prej shumë kohësh bashkë, kjo e bën Portugalinë një skuadër kompakte.
 - Pepe është rikthyer dhe është siguria më e madhe që mund të paraqitje në mbrojtje për skuadrën.
 - Fernando Santos ka treguar që është një teknik fitues pavarësisht se skuadra e tij nuk ka bërë lojën më të bukur të mundshme.
 - Skuadra e Portugalisë kishte 24 orë më shumë në dispozicion sesa Franca për të pushuar, e cila e luajti gjysmëfinalen një ditë më mbrapa.
 - Janë specialistë të një ritmi loje më të ngadaltë, dhe kanë aftësinë të përballojnë më shumë nëse ndeshja mund të shkojë drejt shtesës.
 - Është shansi i fundit për shumë nga veteranët e skuadrës, ata do të bëjnë të pamundurën për të fituar.
 
Poll
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       