
Merkato në Shqipëri mbetet e hapur deri sonte në mbrëmje për lojtarët që kanë luajtur jashtë vëndit ndërkohë që lojtarët brënda territorit të Shqipërisë do të kenë të drejtë sërish të lëvizin.
FIFA ka si afat përfundimtar orën 23:59 minuta, ndërkohë që pas kësaj ore do të jetë e pamundur të lejohen lëvizje që sjellin lojtarë në skuadrat shqiptare, qofshin këto të Superligës apo Kategorisë së Parë.
Në krahun tjetër ekipet e Superligës do të kenë mundësi të bëjnë lëvizje brënda vëndit deri në datën 6 shtator. Ndryshe është data e fundit për skuadrat e Kategorisë së Parë që për të tilla lëvizje kanë kohë deri ne datën 14 shtator. /Newsport.al
Poll