
Tek Partizani mendojnë se ky është viti i duhur për titullin kampion dhe kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi, ka dhe nga ata që pavarsisht se asgjë nuk ka përfunduar, mendojnë festën që kanë 24 vite që e presin.
Të kuqtë kanë në disfavor kalendarin, pasi në javën e fundit të kampionatit do të luajnë në Korçë, përballë Skënderbeut dhe kjo e bën të pamundur të luajnë në shtëpi e në rast se do ta mbyllin të parët, do të krijohej mundësia e festës.
Një titull në stadiumin e rivalëve të përjetshëm Tiranës, do të ishte ëndrra më e bukur e çdo tifozi të kuq, por duket se një gjë e tillë do të jetë e pamundur. Partizani luan në transfertë ndeshjen e fundit dhe trofeu nëse do ta fitojnë do të jepet jashtë kryeqytetit. “Selman Stermasi” nuk do të ketë mundësi të përjetoj festën e tifozëve të kuq.